Fundjava në Shkodër ishte e zjarrtë, kjo për shkak edhe të koncerteve të verës që ja shtuan edhe më shumë bukurinë.
Mbrëmja e së dielës riktheu në qytetin e tij të lindjes, këngëtarin shkodran Frederik Ndoci, për të cilin kjo ishte dalja e parë në një koncert të madh që pas marrjes së vendimit për t’u kthyer përgjithmonë në Shqipërinë dhe duke lënë kështu vendin ku jetoi për shumë kohë, SHBA.
Publiku me praninë e tij tregoi se mezi e kishte pritur këtë rikthim të artistit të njohur shkodran, i cili në bashkëpunim me Zerxhina Hasanaj, një tjetër artiste të talentuar kënduan disa prej këngëve më të bukura shkodrane dhe jo vetëm.
Kujtojmë se një natë më herët se të këndonte Frederik Ndoci, ishte edhe grupi i njohur nga Tetova, Elita 5 që me disa nga hitet e tyre më të bukura në vite përcollën adrenalinë tek çdonjëri prej të pranishmëve në sheshin para bashkisë.
©️ Marjo Gjini
