Ka vite që muajin gusht e lidhim me Shkodra Jazz Festival, i shndërruar në traditë në qytetin e lidhur ngushtë me muzikën jazz. Ai startoi mbrëmë me koncertin e parë në sheshin para bashkisë së Shkodrës ndërsa nën kujdesin e maestros Bardh Jakova, studentët dhe instrumentistët virtuozë të ardhur nga Italia dhe disa prej vendeve të Ballkanit performuan pjesë të ndryshme me instrumentin e fizarmonikës.
Njëzëri disa nga drejtuesit dhe protagonistët e natës së parë shprehen se Shkodra Jazz Festival është produkt i një pune të madhe duke vlerësuar përkushtimin edhe të artistëve pjesëmarrës në të.
Koncerti i mbrëmshëm do të vijë në ditët në vazhdim për të gjithë shikuesit e RTSH Shkodra si një ekskluzivitet i saj ndërsa “Shkodra Jazz Festival” do të vijojë deri më 28 gusht.
©️ Marjo Gjini
