Pas një shtegtimi në disa qytete shqiptare këndej e andej kufirit, “Nata Shkodrane” mbërriti edhe në Shkodër ku dhjetëra qytetarë kishin mbushur sheshin para bashkisë së qytetit për të shijuar e festuar me këngët e bukura shkodrane sepse netë të tilla shndërrohen në festë për qytetin.
Dritan Mlika, drejtuesi i Qendrës “Pjetër Gaci” shprehet se ky ishte momenti i duhur për ta sjellë në qytet këtë buqetë këngësh shkodrane ku për shkak të kthimit në vendlindje edhe të emigrantëve, artistët shkodranë janë më afër spektatorit që i ndjek.
Edhe këngëtarja Klodiana Brahimi dhe drejtuesi i orkestrës Gazmend Leka shprehen se për organizime të tilla ka nevojë gjithmonë qyteti.
Koncerti “Nata Shkodrane” është një ekskluzivitet i RTSH Shkodra dhe ai do të përcillet në ditët në vazhdim për të gjithë shkodranët kudo që ndodhen.
©️ Marjo Gjini
