Edicioni i parë i festivalit “Shkodra International Food Event” dedikuar kulinarisë në Shkodër solli disa shefa kuzhine nga Italia ku patën mundësi të njiheshin më shumë me gatimet tradicionale të zonës dhe produktet bio.
Së fundmi, këtij festivali i është dedikuar edhe një artikull nga gazeta “Sfogliami.it”, gazetë e përmuajshme në fqinjin përtej Adriatikut.
Kryetari i bashkisë Bardh Spahia e evidentoi këtë fakt edhe në postimin e bërë në rrjetin social Facebook ku e vlerëson shkrimin në gazetën italiane si promovimin më të mirë të traditës së gastronomisë dhe turizmin për Shkodrën ndërsa shton se ky festival mund të konsiderohet si gur-themeli i një qyteti që kërkon të shohë vazhdimisht nga turizmi.
Festivali i kulinarisë u mbajt gjatë muajit korrik nga data 14 deri më 16 dhe mblodhi disa prej shefave të kuzhinës më të njohur të qytetit dhe jo vetëm.
©️ Marjo Gjini