Ka kontribuar si gazetar në Radio Shkodra e më vonë si kryeredaktor i saj. Albert Kurti, punonjësi i radios përgjatë viteve të para të tranzicionit në vend pas përmbysjes së regjimit, sot ndjen nostalgji teksa takon disa nga ish-kolegët e tij dhe viziton studiot dhe ambjentet e institucionit ku shërbeu në rikthimin e tij pas 30 vitesh.
Alberti ka kontribuar në radio në një periudhë të vështirë për vendin që po përjetonte ndryshimet e sistemeve politike në vitin 1991 ndaj edhe sfidat me të cilat ndeshej asokohe ishin jo të lehta.
Sot gazetaria dhe të bërit gazetari ka ndryshuar sepse edhe kohët kanë ndryshuar por Kurti si një gazetar i përvojës mendon se sfidat nuk janë të lehta as sot.
Albert Kurti, ka vite që jeton në Itali dhe ndonëse nuk ushtron më punën si gazetar, ai nuk e ka ndërprerë marrëdhënjen me librin ku edhe ka botuar një të tillë ndërsa ngjarjet dhe zhvillimet në vend vazhdon t’i ndjekë me interes e kjo ndoshta nga instikti i tij prej gazetari.
©️ Marjo Gjini
