Fundjava solli në Shkodër artistin shqiptar nga Maqedonia e Veriut por prej vitesh banues në Zvicër Rromir Imamin, i cili prezantoi në galerinë “Oda” një pjesë të artit të tij përmes ekspozitës se titulluar “Faceless”, me 35 fotografi ku mistikja ishte elementi dhe detaji kryesor i përbashkët i tyre.
Autori i ekspozitës tregon se portretizimi në fotografi përgjithësisht është i mbivlerësuar ndaj ai zgjodhi të vinte ndryshe duke mos i zbuluar fytyrën asnjërit prej personazheve të fotografive të tij.
Nga ana e saj, fotografja shkodrane Rozafa Shpuza vlerëson karakterin e thellë përshkrues që kanë fotografitë e artistit Rromir Imami.
Ekspozita “Faceless” është e para në Shkodër për artistin me origjinë nga Struga e Maqedonisë së Veriut, i vlerësuar me çmime të ndryshme në artin pamor kryesisht në gjininë e portretit.
©️ Marjo Gjini
