Gëzim e hare solli nata e mbrëmshme në Ulqin për të gjithë të pranishmit që u mblodhën për të festuar kthimin në vendlindje të shqiptarëve që jetojnë jashtë, aktivitet i kthyer në traditë prej pesë vitesh i quajtur “Diaspora në vendlindje”, një natë që synon të bashkojë edhe më shumë shqiptarët kudo janë. Në këtë festë të pranishëm ishin edhe drejtues të lartë të qeverisë në Malin e Zi si dhe të komunës së Ulqinit të cilët përgëzojnë organizatorin Naser Nika për iniciativën.
Koncerti me këngë e humor, kishte artistë pjesëmarrës nga Ulqini dhe Shkodra, ku me këngët e tyre depërtuan edhe më shumë në zemrat e publikut që i ndiqte me interes. Nga ana e tyre, këngëtarët ndjehen të emocionuar para një spektatori të tillë.
Festa e nisur pasdite prodhoi një atmosferë të këndshme në mjedisin piktoresk të zgjedhur nga organizatorët duke zgjatur deri në orët e vona të darkës. 
©️ Marjo Gjini