Koncertet e verës sërish i dhanë gjallëri qytetit duke e mbushur sheshin para bashkisë plot me njerëz që kishin dalë për të festuar dhe dëfryer me muzikë.
Artistët e natës së mbrëmshme Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda kënduan disa prej hiteve të tyre ndër vite para publikut shkodran që edhe kësaj here diti mjaft mirë ta ngrohë atmosferën.
“Ditë dimri”, “Nuk kërkoj tjetër njeri”, “Twist again” ishin këto disa nga këngët më të njohura që i bënë njerëzit në shesh të kërcenin bashkë me artistët e njohur të skenës. Për këtë atmosferë të krijuar, këngëtarët falenderuan shkodranët që dinë gjithmonë të mirëpresin festa të tilla të muzikës.
Koncerti i natës së mbrëmshme do të përcillet në ditët në vijim në RTSH Shkodra për të gjithë shikuesit e saj ndërsa ai ishte i fundit sa i përket koncerteve të verës që u zhvilluan përgjatë muajit korrik.
©️ Marjo Gjini