Në kuadrin e një turi pelegrinazhi për nderimin e shkrimtarëve dhe figurave të njohura të letërsisë shqipe që u pushkatuan nga regjimi i dikurshëm, u zhvillua sot në varrezat e Rrmajit një përkujtimore për Dom Ndre Zadejën me iniciativën e Klubit të Poezisë së Tiranës dhe me mikpritjen e Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës. Grupi i shkrimtarëve nga Tirana sfiduan temperaturat e larta të verës për martirin, poetin dhe atdhetarin e shquar.
Edhe publicisti dhe botuesi i njohur, Frano Kulli, në fjalën e tij përpara të pranishmëve do të ndante një episod të veçantë lidhur me elegjinë dedikuar Dom Ndre Zadejës pas pushkatimit e të botuar në të vetmin libër dedikuar atij disa vite më parë.
Dom Ndre Zadeja ka dhënë një kontribut të shquar në letërsinë shqipe deri para se të pushkatohej nga regjimi monist.
©️ Marjo Gjini