Mark Pashku është një nga figurat e njohura shqiptare në Malin e Zi duke dhënë kontributin e tij jo vetëm në letërsi me librat e shumtë por edhe me angazhimin politik si këshilltar në komunën e Tuzit por i dyzuar mes letërsisë dhe politikës duket se të parës i është përkushtuar më shumë.
Ai ka sjellë për lexuesit e tij librin “Humbja” që është më i fundit nga seria e librave të shkruar dhe në të ai flet për trishtimet jo vetëm në jetën e tij por edhe të shoqërisë në përgjithësi.
Zhvillimet e reja politike në Malin e Zi kanë sjellë një ndikim pozitiv edhe tek shqiptarët që jetojnë atje por sërish ka vend për reflektim.
Përtej angazhimeve të tij në Malin e Zi ai ka një raport të veçantë me Shkodrën si qytet dhe këtë nuk ngurron ta shprehë.
Mark Pashku ka lindur në Podgoricë ndërsa ai ka shkruar disa romane si dhe ka dhënë një kontribut të madh si bashkëautor dhe përkthyes i teksteve shkollore në Malin e Zi.
©️ Marjo Gjini