Lumi i Shalës, një nga bukuritë natyrore të veriut shqiptar po kthehet gjithnjë e më shumë në të preferuarin e turistëve vendas dhe atyre të huaj. Javët e fundit kanë shtuar edhe më tej fluksin e tyre. Kaltërsia dhe kthjelltësia e ujit është karakteristika kryesore e këtij lumi. Shkëmbinjtë e thepisur, të veshur me bimësi në të gjithë sipërfaqen e tyre duket sikur kërkojnë ta mbrojnë fort këtë bukuri që natyra e ka ofruar për ne.
Janë arsye të shumta që i bëjnë turistët ta zgjedhin këtë destinacion të rrallë për nga bukuria.
Lumi i Shalës është përveç të tjerash edhe një destinacion i lirë ekonomik dhe kjo ka ndikuar në rritjen tej mase të numrit të vizitorëve duke sjellë edhe pasojat e veta siç janë shishet plastike që hidhen në liqenin e Komanit nga njerëz të papërgjegjshëm ndërsa një sfidë tjetër mbetet edhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore nga Shkodra në Koman.
Një material më i zgjeruar rreth lumit të Shalës do të vijë së shpejti në ciklin e reportazheve “Turist për një ditë” që po transmetohet në RTSH Shkodra.
©️ Marjo Gjini
