Në Galerinë e Arteve në Shkodër u çel ekspozita me rreth 28 punime pikture e artistes shkodrane Afeida Meta. Në punimet e prezantuara për publikun, gruaja përbën fokusin kryesor me gjithë problematikat që ajo bart në një shoqëri si kjo e jona. Për artisten shkodrane, kjo ekspozitë personale ishte një rikthim pas 14 vitesh mungesë dhe në pikturat e saja ajo reflekton edhe momente të vështira të jetës.
Edhe drejtuesi i galerisë Fatmir Juka vlerëson punën e artistes shkodrane si dhe arritjet e saja në pikturë me paraqitjet në ekspozita individuale dhe kolektive.
Kjo eskpozitë ishte e fundit për këtë sezon në Galerinë e Arteve në Shkodër ndërsa shtatori pritet të sjellë të tjera punë dhe projekte artistësh deri në fundin e vitit.
©️ Marjo Gjini
