DRTK Shkodër prej pak kohësh ka nisur punën për konceptimin e emërtimeve dhe hartëzimit të të gjithë banesave me status monument kulture nëpërmjet vendosjes së pllakave të mermerit duke mundësuar evidentimin edhe më shumë të këtyre monumenteve të kulturës dhe trashëgimisë.
Në mënyrë të veçantë me këtë projekt po merret Petrit Bilali, skulptori dhe specialisti i DRTK në Shkodër i cili po realizon prerjen, gdhendjen, skalitjen dhe më pas vendosjen e tyre pranë këtyre monumenteve.
Ai prej ditësh po punon këto pllaka në mënyrë artizanale ndaj edhe proçesi i përgatitjes së shkrimit në to nuk është i lehtë dhe kërkon kohën e vet.
Petriti tregon edhe disa nga detajet që përmban pllaka që do të vendoset në disa prej monumenteve të kulturës jo vetëm në Shkodër por në të gjithë rajonin ku shtrin kompetencën institucioni që i përket trashëgimisë kulturore.
Vendosja e pllakave pranë monumenteve të kulturës nuk ka një afat përfundimi por ai do të vijojë shtrirjen e tij në mbulimin e sa më shumë prej tyre.
Për të ndjekur intervistën me Petrit Bilalin klikoni këtu.
©️ Marjo Gjini
