Kelima është nga Shkodra por ka vite që jeton në kryeqytet, megjithatë një gjë që nuk ka ndryshuar asnjëherë tek ajo është dashuria që ka për yoga-n, të cilën ka rreth 7 vite që e ushtron. Ajo thotë se yoga përfaqëson një filozofi që duhet përqafuar për shkak të trializmit të saj që kombinon mendjen, trupin dhe frymëmarrjen duke sjellë një energji pozitive.
Kelima ushtrohet çdo ditë me yoga ndërsa këtë e bën jo vetëm në mënyrë individuale por edhe në grup ku ka krijuar edhe klasën e yoga-s ndërsa zbulon se një nga vendet më të mira për të bërë yoga është Shiroka.
Për shkak të përfitimeve të shumëanshme që sjell yoga duket se kryeqytetasit e kanë përqafuar më shpejt atë por edhe shkodranët nuk është se mbeten pas në këtë drejtim.
Përveç yoga-s Kelima ka një debulesë të madhe për sportet e ndryshme por ajo ka edhe pasione të tjera duke nisur nga leximi. Pavarësisht se ajo ka edhe angazhime të tjera në përditshmërinë e saj, Kelima thotë se nuk e mendon asnjëherë ta braktisë yoga-n.
Dashuria për yoga-n e bën vajzën shkodrane të jetë e lidhur shpirtërisht edhe me natyrën, të cilën sikurse thotë edhe ajo vetë është një terapi më vete.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni duke klikuar këtu.
©️ Marjo Gjini