Mbrëmja në Shkodër erdhi sërish me shumë atmosferë në sheshin para bashkisë me koncertin e dytë të verës. Protagonistët e skenës ishin grupi i njohur nga Kosova “Fisnikët” të cilët kënduan disa prej hiteve të tyre legjendare ndërsa nuk mungonte në këtë festë edhe kryetari i bashkisë, Bardh Spahia.
Agim Gërguri, vokalisti i grupit të njohur falenderoi publikun shkodran që kishte mbushur sheshin ndërsa u shpreh se festa të tilla zbukurojnë më shumë qytetet sidomos në këtë stinë ku thuajse të gjithë kanë lëvizur për në bregdet.
Koncerti i grupit “Fisnikët” u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Shkodra duke u dhënë mundësi ta shijonin të plotë këtë festë edhe atyre që nuk patën mundësi të ishin në shesh ndërsa koncertet e verës do të vijojnë sërish me artistë të tjerë përgjatë netëve të korrikut.
©️ Marjo Gjini
