Quhet Vitor Shahinaj dhe është nga fshati Iballë, i Pukës. Ai ka një jetë, dedikuar instrumenteve të bjeshkëve tona: lahutës e çiftelisë. Vitori është një nga mjeshtrat e përpunimit të drurit në Pukë, qytetin e njohur si “kurora me pisha”. Rrënjët e kësaj tradite tek ai duhet t’i kërkojmë herët.
Violina e parë shqiptare është prodhuar në Pukë ndaj një marrëdhënie të veçantë ka edhe me këtë instrument.
Shfrytëzimi pa kriter i pyjeve në vendin tonë ka prekur edhe Pukën dhe kjo është reflektuar edhe në lëndën e parë që Vitori përdor për prodhimin e këtyre instrumenteve të lashtë.
Ata që preferojnë të blejnë lahutën dhe çiftelinë janë më së shumti shqiptarët që kujdesen për ruajtjen e traditës dhe në jo pak raste kërkesat vijnë edhe nga jugu për këto instrumente të veriut.
Mjeshtri i përpunimit të drurit Vitor Shahinaj thotë se për shkak të cilësive të veçanta që ka Puka bën që edhe instrumentet që ndërtohen me drurin e saj të kenë një tingull ndryshe nga zonat e tjera.
Ky art ka edhe vështirësitë e veta ndaj Vitori apelon për më shumë mbështetje nga ana e institucioneve por ai ka edhe një merak që është vazhdimësia e ruajtjes së traditës tek të rinjtë.
Megjithatë dashuria për këto instrumenta dhe kënaqësia që i japin ato e bën Vitorin t’i harrojë vështirësitë dhe sakrificat që kërkon një zanat i tillë.
©️ Marjo Gjini
