Jo të pakta kanë qenë rastet kur nga vendi yne ka patur largime masive e në mënyrë të veçantë më shqetësues ky fenomen është kur kemi të bëjmë me largimin e trurit për një jetë më të mirë por një nga artistët më të njohur të muzikës shqiptare, Frederik Ndoci ka njoftuar përmes faqes së tij në rrjetet sociale se ka vendosur të rikthehet përgjithmonë në Shqipëri duke lënë kështu SHBA, vendin ku jetonte prej kohësh.
“E un do kthehem tash përgjithmonë! Të këndoj për kët vend, ma t’bukrin dhe e qiell, ma tbukrat male, fusha e dete, do këndoj për shqiptarinë ktu, sepse ktu më knon zemra, ktu ma don shpirti me ken!!!” është kjo një pjesë nga statusi i tij teksa pranon se nuk është një vendim i lehtë në kushtet kur shoqëria shqiptare përballet me një plagë si emigracioni i të rinjve për kushte më të mira jetese.
Lajmi ka gëzuar pamasë dhe ndjekësit e tij të cilët e përgëzojnë artistin e njohur shkodran për këtë vendim të rëndësishëm të jetës së tij ndërsa kujtojmë se pak kohë më parë kur Frederik Ndoci ishte i ftuar në studion e Radio Shkodrës në emisionin e paradites “Disko Radio” të datës 6 prill foli edhe për projektet e tij të ardhshme të cilat ishin të lidhura me Shqipërinë çka të bën të mendosh se vetë artisti ka patur kohë që e ka projektuar një rikthim të mundshëm në atdhe dhe ky lajm është më se i gëzueshëm për të gjithë. 
Artisti Ndoci njihet për vlerat e tij të mëdha në muzikë dhe artin shqiptar duke vazhduar të japë një kontribut të jashtëzakonshëm ende sot e kësaj dite.
©️ Marjo Gjini