Në qendrën kulturore “Pjetër Gaci” këto ditë po zhvillohen disa prova artistike nga një pjesë e artistëve shkodrane të përbërë nga këngëtarë dhe instrumentistë. Qëllimi i këtyre përgatitjeve është zhvillimi për herë të parë i “Natës Shkodrane” në Tuz të Malit të Zi. Ftesës së Komunës së drejtuar nga shqiptarët i janë përgjigjur pozitivisht drejtuesit e qendrës kulturore.
Në këtë mënyrë, ansambli i këngës shkodrane pas suksesit që pati pak kohë më parë në kryeqytet ka menduar që këtë kënaqësi t’ja dhurojë edhe shqiptarëve në Malin e Zi duke vazhduar t’i qarkullojë sa më denjësisht këto vlera të muzikës shkodrane. Bardhyl Hysa tregon se si do të paraqitet formacioni shkodran në këtë natë të veçantë.
Edhe një nga përfaqësueset e brezit të ri të këtij ansambli, Sevina Kurti e vlerëson këtë mundësi që i jepet për të prezantuar sa më denjësisht vlerat artistike të këngës shkodrane.
“Nata Shkodrane” në Malin e Zi do të zhvillohet mbrëmjen e së premtes duke filluar nga ora 20:00.
©️ Marjo Gjini