Ea Zoga, shkodranja e talentuar u shpall fituesja e spektaklit më të madh të talenteve të vegjël në muzikë “Gjeniu i Vogël”. Ky edicion i spektaklit të njohur ishte i teti dhe vinte pas një ndërprerjeje prej gati 6 vitesh ku edhe asokohe fituese ishte një tjetër shkodrane, Marjana Begu.  
Artistja e re shkodrane e konsideron shumë të bukur eksperiencën e saj në spektaklin “Gjeniu i Vogël”.
Një nga performancat më të bukura të Ea-s ne “Gjeniu i Vogel” ishte nata kur ajo këndoi baladën fituese të festivalit “Luleborë” Si n’Andërr të këngëtares Rezarta Smaja duke korrur një sukses të jashtëzakonshëm.
Mëngjesin e sotëm Ea Zoga ishte e ftuar në emisionin e drejtpërdrejtë  “Mirëmëngjes Shkodër” në valët 92 mhz të Radio Shkodrës ndërsa më vonë përgjatë ditës ajo u mirëprit edhe nga Kryetari i Bashkisë, Bardh Spahija.
©️ Marjo Gjini