Fundjava nuk ishte vetëm e nxehtë në Shkodër, me temperaturat e larta në këto ditë vere por ajo ishte artistikisht e veçantë. Teatri “Migjeni” kishte rezervuar koncertin recital të instrumentistit Amir Xhakoviq në pianoforte me titullin “Peisazhe pianistike nga Ballkani”. Ky ishte një rikthim pas 20 vitesh për artistin në skenën e teatrit.
Edhe kompozitori Jozef Pjetri vlerëson artistin Xhakoviq ndërsa kontribuoi në këtë koncert me njërin nga materialet e përzgjedhura.
Vetëm pak metra më larg teatrit, në qendrën rinore “Arka” po luhej komedia “Çifti i lumtur” nga një trupë e re aktorësh të talentuar në një mjedis tipik shkodran e shoqëruar nga një publik që kishte vendosur të sfidonte gradët e termometrit. Batuta, energji, përshtatje me kohën aktuale dhe muzikë, kjo shfaqje i kishte të gjitha.
Java e re pritet të sjellë të tjera aktivitete kulturore në qytetin e Shkodrës.
©️ Marjo Gjini
