Të flisje për turizmin në Pukë deri para pak kohe do të ishte diçka e nxituar por gjërat sot kanë ndryshuar.
Rruga nga Shkodra për në Pukë është tërësisht e asfaltuar dhe në gjendje shumë të mirë ndërsa veç tyre ajo është një nga rrugët më panoramike të vendit tonë dhe përshkohet në jo më shumë se 90 minuta.
Të shumta janë edhe pikat që një turist mund të vizitojë në Pukë brenda një dite.
Një nga transformimet e mëdha brenda në qytet është liqeni që nga një vendgrumbullim mbetjesh spitalore, sot është kthyer në një pikë të preferuar për këdo që viziton Pukën por natyrisht pa harruar edhe sheshin kryesor të kthyer në një zonë këmbësore por jo vetëm.
Megjithatë sfidë mbetet përmirësimi i infraktukturës dhe sinjalistikës alpine në mënyrë që një turist të mos jetë thjesht kalimtar një-ditor por të qëndrojë për më gjatë.
Transformimet e viteve të fundit kanë bërë që Puka të ketë më shumë vizitorë por më shumë se çdo gjë tjetër ky qytet alpin i josh turistët me mikpritjen e tij origjinale.
©️ Marjo Gjini