Cili është ai që nuk e ka parë njëherë të vetme filmin komedi “Çifti i lumtur” e nuk është gajasur nga të qeshurat me lot. Por ai do të rikthehet sërish me të njëjtët personazhe por natyrisht interpretuar nga aktorë të tjerë dhe bëhet fjalë për një gërshetim të bukur në mes disa prej aktorëve të rinj të teatrit “Migjeni” dhe disa të tjerëve të pasionuar pas aktrimit.
Ndërsa po zhvillohen përgatitjet e fundit, protagonistët tregojnë detajet dhe risitë e vënies në skenë të shfaqjes “Çifti i lumtur”.
Regjizorët Jozef Shiroka dhe Gerti Palali do të kenë në dispozicion aktorët: Marsel Papleka, Deona Ulqinaku, Nikolin Fërketa, Aleksandër Prenga, Lusi Bregu, Sara Prençi dhe Fritz Selmani.
“Çifti i lumtur” do të vihet në skenë në fundjavë në ambjentet e qendrës rinore “Arka”.
©️ Marjo Gjini
