Dy gëzime në një ditë, kështu mund të perifrazohet takimi i sotëm që bëri bashkë stafin dhe kolegët e shkollës së mesme profesionale “Hamdi Bushati”.
Ata u mblodhën jo vetëm për ta falenderuar mësuesen Valdet Spahija Gjyrezi për gjithë kontributin e saj në arsim me rastin e daljes në pension por edhe për të promovuar librin e saj të dytë me poezi me titullin “Përtej meje”.
Vetë protagonistja kryesore e konsideron një ditë të ëmbël këtë të sotmen për shkak të këtyre dy momenteve të rëndësishme për të.
Më tej në fjalët e saj, ajo vlerëson arsimin profesional në vend, arsim të cilit i shërbeu për shumë vite.
Valdet Spahija Gjyrezi tregon gjithashtu edhe disa nga detajet e librit të saj të dytë, i gjithi me poezi.
Dy nga koleget e saja më të mira vlerësojnë punën dhe kontributin e mësuese Vladetes në shkollën “Hamdi Bushati” duke përgatitur shumë breza nxënësish ndër vite.
Takimi vijoi me leximin e disa poezive, pjesë e librit të ri si dhe me vlerësimet për gjithë vitet e saj të karrierës në arsimin profesional.
©️ Marjo Gjini
