Në hollin e teatrit “Migjeni” u zhvillua edicioni i tetë i koncertit muzikor “We play the guitar” të qendrës kulturore “Pjetër Gaci”.
Spektatorët e shumtë që kishin mbushur hollin patën mundësi të dëgjonin disa nga performancat më të mira, të luajtura me kitarë nga nxënës të moshave dhe shkollave të ndryshme por me një pasion të përbashkët nën kujdesin e profesorit të tyre, Dritan Mlika.
Nisma dhe aktivitete të tilla artistike synojnë të edukojnë më shumë të rinjtë me muzikën e mirë dhe cilësore duke u reflektuar edhe tek materiali muzikor i përzgjedhur me kujdes.
Për më shumë se një orë, të rinjtë e talentuar dhuruan emocion dhe kënaqësi me pjesët e luajtura për të pranishmit e sallës.
©️ Marjo Gjini