Njëra prej rrugëve të Shkodrës, ajo ngjitur me katedralen “Shën Shtjefni” të qytetit do të emërtohet rruga “Gjosho Vasija” ndërsa më parë mbante emrin “Justin Godard”. Ky vendim u mor gjatë muajit maj nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës ndërsa tabela u vendos ditën e sotme.
Bija e tij, Angjela Vasija ndjehet falenderuese për ata që kontribuan në emërtimin e rrugës.
Në vitet e hershme, kjo rrugë njihej si rruga “Vasiej” dhe një kontribut të rëndësishëm përmes vënies në dispozicion të fakteve historike dhe dokumentacionit të nevojshëm për këtë rrugë ka dhënë edhe Ëngjëll Çeka, një mik i artistit shkodran Gjosho Vasija.
Në fund bija e artistit të njohur falenderoi të gjithë të pranishmit.
©️ Marjo Gjini