Teatri “Migjeni” hapi sërish dyert e tij për publikun duke i dedikuar atij një mbrëmje muzikore me disa nga veprat më të mira instrumentale dhe vokale të kompozitorit të njohur shkodran, Tonin Harapi.
Ky koncert i titulluar “In memoriam” u zhvillua për të pranishmit në mjediset e hollit të teatrit dhe nderonin me pjesëmarrjen e tyre edhe artistët Neron Kacerja në kanto, Laura Lila në piano dhe këngëtarja shkodrane Niki Mjeda.
Të tre artistët performuan dhe interpretuan për gati një orë për publikun e sallës ndërsa u shprehën se ndiheshin të nderuar që kishin mundësi të interpretonin materialet e kompozitorit Harapi.
Tonin Harapi ishte njëri ndër kompozitorët më të shquar shkodranë, i cili kompozoi muzikë në të gjitha zhanret e saj duke u mbështetur në tabanin kombëtar dhe motivet popullore.
©️ Marjo Gjini