Polip Festival është një festival ndërkombëtar dedikuar letërsisë ndër më të rëndësishmit në rajon. Pak kohë më parë ai zhvilloi edicionin e tij të dymbëdhjetë ndërsa pjesë e tij për herë të parë u bë edhe një artiste e spikatur nga Shkodra, Rozafa Shpuza.
Rozafa Shpuza tregon më tej arsyen përse zgjodhi të përfaqësonte Shqipërinë me një poezi në gegërisht por të përkthyer në anglisht.
Mesa duket zgjedhja për t’u përfaqësuar me poezi të tilla është mirëpritur nga spektatori i pranishëm.
Artistja shkodrane Rozafa Shpuza thotë se ndihet mirë kur shkruan poezi por të njëjtën ndjesi ka edhe kur realizon fotografi të ndryshme.
Në fund ka edhe një apel të rëndësishëm për të mos e çensuruar poezinë dhe bashkë me të edhe shpirtin e lirë të një artisti.
Pavarësisht vështirësive dhe sfidave që dalin përpara, artistja shkodrane premton se do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen pranë atyre që e ndjekin me artin e saj.
©️ Marjo Gjini