Një dokumentar i shkurtër i realizuar për Mjeshtrin e Madh, Kujtim Alija i bëri bashkë familjarë, të afërm, miq e kolegë të figurës emblematike të qytetit në mjediset e brendshme të Kinema “Millennium” në Shkodër, me qëllimin për ta kujtuar me disa nga momentet e tij më të vyera, të sjellura në formën e rrëfimit nga miqtë dhe kolegët e tij, përmes çasteve të ndryshme të punës.
Një dokumentar ku rrëfehej mbi rolin e madh që Kujtim Alija pati jo vetëm në festivalet për fëmijë por mbi të gjitha në jetën kulturore të Shkodrës ku ai ishte nismëtari i rikrijimit të Orkestrës Frymore të qytetit në vitin 2008. Mes emocionesh të përjetuara nga ky dokumentar, Ermira Alija, bashkëshortja e tij ndan fjalën e saj me gazetarët…
Edhe miku i tij dhe njëkohësisht kolegu Zef Çoba shprehet i emocionuar për mjeshtrin Alija.
Ky dokumentar për dirigjentin e përjetshëm të festivaleve për fëmijë, Kujtim Alija erdhi në jubileun e 60-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë ku ai kishte dorën e vet në organizimin e tij ndonëse u nda nga jeta në gusht të vitit 2021.
©️ Marjo Gjini
