Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë mbërriti në momentin final të tij pas tre netëve festive që i dhuroi Shkodrës dhe gjithë fëmijëve.
Edicioni i 60-të jubile i pati të gjitha ndërsa nata e tretë shënoi edhe fundin e tij ku u prezantuan për spektatorët në shesh 20 këngët konkuruese të solistëve të festivalit.
Kjo natë e tretë përveç konkurimit të këngëve pati elementët e një spektakli të vërtetë duke nisur që me fishekzjarret, trupën e baletit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Durrësit më valle të veriut dhe Shqipërisë së mesme e deri tek dy performacat artistike të prezantueses së festivalit, Enxhi Nasufi e cila u rikthye edhe njëherë tjetër në këtë festival, 14 vite pasi kishte fituar çmimin e parë.
Në fund të konkurimit u ndanë dhe dy çmime të treta si dhe dy çmime të dyta ndërsa pati edhe dy çmime për interpretuesit më të mirë por ishte Kryetari i Bashkisë, Bardh Spahia, ai i cili do të ndante me publikun dy çmimet më të rëndësishme të këtij festivali të 60-të.
Çmimi “Kujtim Alija” që u dha për herë të parë në këtë festival, në nder të mjeshtrit dirigjent të festivaleve ndër vite, Kujtim Alisë, shkoi për korin e këtij edicioni të festivalit ndërsa çmimin e parë e rrëmbeu dueti shkodran Irsa Mashi dhe Samuel Martaneshi me këngën “Festivali na thërret” të kompozuar nga Zef Çoba dhe tekst të Alfred Çapalikut ndërsa pas festivalit “ekipi” fitues shprehen të lumtur për suksesin e tyre.
Edicioni i 60-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë u transmetua për tre netë me radhë në rrjetin e RTSH si dhe në platformën RTSH TANI.
©️ Marjo Gjini
