Festivali i shumëpritur i Këngës për Fëmijë nisi mbrëmë me natën e parë të tij në pedonalen e Shkodrës.
Një skenografi e larmishme detajesh ku në qendër të saj spikati në mënyrë elegante numri 60 që nënkupton “moshën” e këtij festivali, rrethuar nga fëmijët anë e kënd skenës si pjesë e dekorit artistic dhe së bashku me këngët konkuruese plotësuan ngjyrat e festës. Festivali nisi me një kolazh të bukur me disa prej këngëve më të njohura ndër vite.
Më pas radha ishte e atij, Kujtim Alisë, njeriut që sot e” sheh” nga lart festivalin për të cilin kontriboi shumë, përmes një fotokolazhi ndër vite.
Festivali vijoi me rrjedhën e tij normale duke prezantuar për spektatorët e pranishëm në shesh këngët në konkurim ndërsa u mbyll sërish me një kolazh këngësh ndër vite të tij.
Menjëherë pas përfundimit u zhvillua post-festivali ku u diskutua rreth asaj që përcolli kjo mbrëmje e parë e tij. Festivali i Këngës për Fëmijë do të vijojë me dy netët e tjera të cilat do të përcillen drejtperdrejt nga rrjeti i RTSH.
©️ Marjo Gjini
