Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë zhvilloi natën e tij të parë, ku u dhuruan emocione pafund por mesa duket organizatorët e festivalit më në krye producenten ekzekutive, Manjola Lloja kanë menduar që këto ditë të zhvillimit të festivalit t’i shndërrojnë në një festë të mirëfilltë.
Dita e sotme i gjeti fëmijët e festivalit në një ambjent të bukur natyror, pranë brigjeve të liqenit të Shkodrës ku përmes një xhiroje me varkë patën mundësi të sodisnin nga afër peisazhet e mrekullueshme të liqenit.
Duket se festivali përtej ngarkesës që sjell me përgatitjet dhe provat po i sjell kënaqësi të shumëfishtë fëmijëve, të cilët ndihen të lumtur me organizimin e këtij udhëtimi të vogël turistik.
Përveçse me agjendën e tij normale artistike, festivali do të vijojë edhe me vizitat e disa pikave të rëndësishme në qytet.
©️ Marjo Gjini
