Nata e dytë e festivalit “Ekrani i Artit” i mblodhi të pranishmit e shumtë në oborrin e familjes së vjetër shkodrane “Teli” ndërsa ranë në sy të ftuarit e kësaj mbrëmje. Mikpritësi i familjes Teli falenderon organizatorët e festivalit që përzgjodhën mjediset e shtëpisë së tij.
Katër, ishin filmat e përzgjedhur për t’u shfaqur gjatë kësaj nate ndërsa njëri prej tyre, ai i regjizorit Artur Gorishti ishte premierë në këtë festival ku vetë ai shpreh ndjesitë pozitive të të qenurit pjesë e evenimentit.
Pjesë e kësaj mbrëmje të bukur ishte edhe performanca artistike e instrumentistit shkodran Robert Bisha që për disa minuta mbajti të mbërthyer me emocion të pranishmit.
Kuratori Zef Paci vlerëson ecurinë e deritanishme të festivalit ndërsa tregon edhe synimin që ka ai.
Festivali “Ekrani i Artit” do të vijojë përgjatë ditës së sotme me prezantimin e disa filmave dhe ekspozitave në ambjente të ndryshme të qytetit.
©️ Marjo Gjini
