Festivali i filmit “Ekrani i Artit” çeli siparin e edicionit të pestë të tij dhe vendi i parë që u përzgjodh për mbrëmjen inauguruese ishte salla e teatrit “Migjeni”. Pjesë e festivalit do të jenë shume filma, të ndara në dy kategori: me metrazh të gjatë dhe ato të shkurtër.
Kuratorja e “Ekrani-t të Artë”, Tea Paci tregon më shumë rreth materialeve kinematografike të përzgjedhura për këtë edicion.
“Ekrani i Artit” do të ketë një shtrirje të gjerë këtë vit sa i përket vendeve ku është menduar të shfaqen filmat duke përfshirë institucione të rëndësishme, oborre të vjetra shkodrane etj.
Ky festival nisi me një performancë artistike prej disa minutash luajtur në piano nga artisti Robert Bisha.
Vetë artisti shkodran ndjehet i vlerësuar që është pjesë e festivalit duke i dhënë mundësi atij të performojë përpara publikut shkodran edhe pse jo për herë të parë.
