Sot do t’i jepet starti një prej eventeve më të veçantë sa i përket fushës kinematografike që në Shkodër ka nisur të kthehet në traditë duke qenë se do të jetë viti i pestë i festivalit të filmit “Ekrani i Artit”.
Agjenda e festivalit do të jetë e pasur dhe gjithëpërfshirëse sa i përket ambjenteve ku do të mbahet kjo ngjarje duke bërë pjesë disa prej institucioneve më të rëndësishme të qytetit por edhe oborreve shkodrane. Drejtuesi i festivalit, Adrian Paci shpjegon më shumë rreth detajeve të edicionit të ri.
Pjesë e festivalit të filmit do të jenë shumë filma ku mes tyre spikasin ata italianë duke u gërshetuar festivali i filmit me Javën e Kulturës Italiane.
Ceremonia hapëse e “Ekranit të Artit” do të zhvillohet në ambjentet e teatrit “Migjeni” pasditen e sotme në orën 18:30.
©️ Marjo Gjini
