Pavarësisht se pasioni për leximin vitet e fundit është zbehur për shkaqe të ndryshme por më së shumti paisjet teknologjike duket se kanë patur ndikimin e tyre të madh nuk mungojnë iniciativat për rikthimin tek libri. 
Këta fëmijë janë bërë bashkë dhe me ndihmën e mësueses së tyre kanë krijuar një klub libri ku diskutohet gjerësisht për autorët më të mëdhenj klasik për fëmijë por kanë menduar që këto diskutime t’i shoqërojnë me aktivitete argëtuese që nxisin kreativitetin dhe fantazinë tek fëmijët.
Edhe iniciatorja e këtij klubi libri, drejtuese e njërës prej qendrave të edukimit në Shkodër, Linda Bushgjokaj shprehet se krijimi i tij ishte një domosdoshmëri për fëmijët.
Tani që përfundimi i sezonit shkollor i lë vendin pushimeve të verës ky klub libri duket se do t’i vijë në ndihmë fëmijëve në Shkodër. 
©️ Marjo Gjini