Në mjediset e bibliotekës së qytetit “Marin Barleti” u bë promovimi i librit me poezi “Lumi i dhimbjes sime”, një libër nga shkrimtari Berhan Kurtaj. Ky libër është vazhdim i dy librave të parë të autorit shkodran, në të cilin trajtohet dhe përshkruhet me nota artistike përmes vargjesh jeta e tij jo e lehtë. Në dallim nga dy të parët ky libër ka më shumë nota optimiste në të.
Edhe redaktori i librit Xhahid Bushati vlerëson librin për larmishmërinë e tematikave dhe problemeve që trajton por edhe për faktin se ky libër vjen i pasur me figuracione nga ana stilistikore.
Përveçse autor librash Berhan Kurti njihet edhe si redaktor dhe reçensent i më se 35 librash të zhanreve të ndryshme. Në dorëshkrimet e tij bëjnë pjesë romane, vëllime poetike etj. duke mos e ndalur kështu krijimtarinë e tij letrare.
©️ Marjo Gjini