Javët kulturore të shteteve të ndryshme që po mbahen në vendin tonë pasojnë njëra-tjetrën ndërsa java amerikane i ka lënë vendin javës kulturore greke. Ministria e Kulturës në bashkëpunim me ambasadën greke vendosën të sillnin para qytetarëve shkodrane shijen e veçantë të kuzhinës greke me disa nga pjatat më tradicionale të shtetit fqinj.
Presidenti i klubit gastronomik të Epirit Theodore Alexiou shprehet i magjepsur me vendin tonë dhe me qytetin e Shkodrës në veçanti.
Java e kulturës greke parashikon aktivitete të larmishme por më së shumti të përqëndruara në kryeqytet dhe në qytetin e Korçës ndërsa në Shkodër aktiviteti gastronomik vijoi deri në orët e mbrëmjes.
©️ Marjo Gjini