Gjosho Vasija, një nga figurat më emblematike të humorit shkodran dhe atij shqiptar, me një kontribut të madh në artin tonë do të ketë në Shkodër, rrugën me emrin e tij. Në fakt rruga ngjitur me katedralen “Shën Shtjefni” të Shkodrës që aktualisht mban emrin e deputetit të famshëm francez Justin Godart, dikur njihej si rruga e Vasiejve. Bija e artistit të njohur, Angjela Vasija ndjehet falenderuese për të gjithë ata që kontribuan në marrjen e një vendimi të tillë por në mënyrë të veçantë ndaj njërit prej tyre.
Angjela shprehet se emërtimi i rrugës “Gjosho Vasija” është një kthim nderi në vend dhe se ajo nuk do reshtë përpjekjet që të evidentojë sërishmi vlerat e artistit shkodran madje edhe me një publikim të ri.
Referuar historisë rruga “Vasiej” ku lindi dhe u rrit artisti kishte marrë emrin e familjes së tij duke qenë se shtëpia e ndërtuar aty kishte qenë ndër të parat e asaj rrugice ndërsa e tërë lagjia e Serreqit, pjesë e së cilës është edhe rruga njihet si qendër e familjeve nga ku kanë artistë të shumtë të qytetit.
©️ Marjo Gjini