Sa shumë gjurmë ka lënë në kinematografinë shqiptare…  Me rolet e tij të shumta dhe me elegancën që e karakterizonte në interpretim dhe si regjizor, Serafin Fanko do të mbetet gjithnjë në kujtesën e atyre që patën fatin të bashkëpunonin me të e ta njihnin nga afër, në punë e në jetë.
Edhe sot në 85-vjetorin e lindjes së tij, kolegët e tij të vjetër nuk harrojnë asnjëherë ta kujtojnë atë përmes momenteve që kanë mbetur në kujtesën e tyre por jo vetëm pasi ai ka lënë gjurmë edhe në teatrin “Migjeni”. Aktori dhe njëkohësisht njeriu që kujdeset ta ruajë fort arkivin e teatrit, Astrit Fani kujton disa nga shfaqjet më të veçanta të Serafin Fankos në Shkodër. 
Dy nga aktoret shkodrane Rita Gjeka dhe Merita Smaja e kujtojnë Serafin Fankon në dimensionin e tij më të gjerë, jo vetëm në atë si profesionist por edhe si human.
Nëntori i vitit 2006 do të shënonte daljen e tij të fundit në skenë në Shkodër në recitalin e këngëtares Mukades Çanga. 
Aktori Serafin Fanko i ka dhënë shumë skenës dhe kinematografisë shqiptare ndërsa Shkodra që e lindi i ka dhënë atij edhe një emër rruge të rëndësishme. 
©️ Marjo Gjini