Aktivitete të larmishme solli edhe kjo fundjavë në kuadër të Javës Shqiptaro-Amerikane për nder të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënjeve diplomatike që po mbahet këto ditë në vendin tonë, e përqëndruar më së shumti në qytetet më të mëdha të vendit.
Paraditja e sotme nisi me një ekspozitë e cila në thelbin e saj kishte prezantimin e një historiku të shkurtër të ndikimit amerikan në Shkodër përmes fotografive historike të qytetit.
Nuk munguan as animatorët në këtë ditë të cilët ja zbukuruan më shumë fundjavën fëmijëve të pranishëm.
Koncerti i ditës së sotme nisi në formë nderimi me dy himnet e shteteve përkatëse: shqiptar dhe amerikan, të kënduar live nga pofesoresha e kantos lirike në shkollën artistike “Prenkë Jakova”, Diana Bilali.
I pranishëm në këtë ditë ishte edhe Presidenti i Fondacionit “Abraham Lincoln” Paul Loufquist vlerëson miqësinë e madhe në mes shqiptarëve dhe amerikanëve duke u shprehur se në funksion të kësaj është ngritur dhe organizata që ai drejton.
Një nga gjërat e para që mund të them është se ne po festojmë përgjatë kësaj jave 100 vite miqësi shqiptaro-amerikane dhe një nga shembujt konkretë është fondacioni “Abraham Lincoln” që prej 25 vitesh në Shqipëri e bën më të fortë këtë marrëdhënje. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një vend me një fokus të veçantë për emigrantët sepse ne si vend jemi formuar nga asgjëja përmes emigrimir ndaj në këtë aspekt jemi të ngjashëm me ju dhe është e rëndësishme të japim ndihmë të ndërsjelltë për njëri-tjetrin dhe ne jemi këtu për ta ndihmuar Shqipërinë duke ofruar mundësitë tona në funksion të kësaj qasje” – shprehet kështu Paul Loufquist.
Koncerti vijoi edhe me artistë të qytetit si dhe me performancat e fëmijëve të Qendrës Kulturore “Kujtim Alia”. Aktivitetet në kuadër të miqësisë shqiptaro-amerikane do të vijojnë përgjatë kësaj dite në kalanë “Rozafa” dhe do të përmbyllen ditën e diel.
©️ Marjo Gjini