Biblioteka Shkencore Universitare në Shkodër vijon me takimet letrare të herëpashershme ku ditën e sotme, e ftuar ishte Eralda Baze, autorja e librit “Dielli më perëndon në Lindje”, një roman që trajton fenomene të caktuara që ndodhin në shoqërinë tonë si rezultat i shtresëzimeve sociale. 
Mes emocioneve që i dalloheshin qartë autorja përmendi faktin se në librin e saj ka edhe detaje që e lidhin me qytetin e Shkodrës.
Ky aktivitet u iniciua nga Departamenti i Letërsisë në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ndërsa drejtuesi i saj Prof. As. Dr. Arben Prendi foli edhe për rëndësinë që mbart në vetvete ky roman duke mos harruar mbi të gjitha vlerat e autores së re, Eralda Baze.
Sa i përket autores Eralda Baze ka lindur në Skrapar ndërsa studimet universitare i ka kryer në degën Inxhinieri Ndërtimi në Ankara dhe në Tiranë. Romani “Dielli më perëndon në Lindje”është romani I saj i parë, roman i cili ka ngjallur interesimin e lexuesit.
©️ Marjo Gjini