Një ekspozitë e mbushur me ndjesi të bukura që burojnë nga kujtimet e njerëzve më të dashur siç janë familjarët, ishte ajo që u zhvillua në mjediset e qendrës rinore “Atelie” sot në Shkodër. Koordinatorja e Qendrës Rinore “Atelie”, Hasna Tafilica shpreh kënaqësinë e saj për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e të rinjve për të sjellë këto objekte në ekspozitë.
Ekspozita me titullin “Kujtimet” përmbante objekte të prindërve apo gjyshërve të të rinjve pjesëmarrës që e kishin pasuruar me detaje nga më të spikaturat duke nisur që nga ora e dorës apo këpucët e fëmijërisë tek fustani i pagëzimit apo aparati i vjetër fotografik i përdorur kohë më parë por ende funksional edhe sot.
Ekspozita “Kujtimet” erdhi si pjesë e aktiviteteve të ndërmarra në kuadër të javës dedikuar familjes dhe do të qëndrojë e hapur për një javë.
©️ Marjo Gjini