Në mjediset e bibliotekës së qytetit “Marin Barleti” u zhvillua sot promovimi i librit “Mahmud Pashë Bushati, Skënderbeu i ri”, një vepër monografike e autorit Fedhon Meksi. Në këtë libër trajtohet gjerësisht figura e Mahmud Pashë Bushatit por edhe e të atit të tij që është Mehmet Pashë Bushati. Dy figura këto që kanë mundur të ngrihen përtej feve dhe të krijojnë një nacionalizëm specifik në llojin e tyre.
Sipas autorit me origjinë nga Labova e madhe, kontributi kryesor i Mahmud Pashë Bushatit në krijimin e shtetit feudal të Shkodrës meriton të njihet dhe t’i jepet rëndësia e duhur duke përmendur edhe faktin që në Shkodër nuk ka një rrugë me emrin e tij.
Fedhon Meksi përveç librit më të ri të sjellë së fundmi njihet edhe për libra të tjerë ku trajton edhe figura të rëndësishme historike ndërsa ai ka përfunduar studimet në fakultetin e mjekësisë në Tiranë por Historia mbetet një pasion ku ka dhënë një kontribut të madh përmes librave të ndryshëm.
©️ Marjo Gjini
