Festivali i filmit “Idromeno” vazhdoi sërish me panelet e diskutimit ku u përzgjodhën ambjentet e Galerisë së Arteve të Shkodrës ndërsa dalëngadalë po i afrohet fundit të tij, ai solli kësaj here në Shkodër regjizorin, Eno Milkanin dhe kineastët Gledis Bici dhe Emilie Richelle.
Regjizori nga kryeqyteti, i njohur për filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder” dhe për një seri dokumentarësh vlerësoi punën e bërë nga organizatorët e festivalit dhe se ftesën e bërë nga një student i tij nuk mund të mos e pranonte aq më tepër siç u shpreh edhe ai vetë, distanca Tiranë-Shkodër nuk është e madhe por edhe për një arsye tjetër që ka të bëjë me shmangien e centralizimit të festivaleve në Tiranë.
Por si çdo gjë e krijuar, edhe festivali i filmit do të duhet të kalojë nëpër një rrugë me plot sfida të vështira në mënyrë që të krijojë reputacionin e vet në atë që përfaqëson dhe regjizori Eno Milkani shpreh besimin dhe inkurajimin e tij në këtë aspekt.
Pjesë e të ftuarve ishin edhe Drejtori i Festivalit të Filmit në Korçë, Gledis Bici i cili pyetjes se në cilin prizëm mund t’i vijë më shumë në ndihmë qytetit ky festival: atë të evidentimit të kineastëve të rinj apo të promovimit turistik të qytetit, ai jep përgjigjen duke u bazuar edhe në përvojën e festivalit në Korçë.
Të pranishmit në sallën e galerisë vijuan me diskutimet e tyre rreth filmave të shfaqur këto ditë në kinemanë e qytetit.
Edicioni i parë i festivalit do të përfundojë sonte ku do të mësohen dhe fituesit e tij.
©️ Marjo Gjini
