Përveç serisë së filmave që po vazhdojnë të shfaqen për ditë me radhë, festivali i filmit “Idromeno” në Shkodër vijon të sjellë figura dhe personalitete në panelet e diskutimeve rreth filmave duke i parë ato në dimensione dhe këndvështrime të ndryshme.
Në takimin e zhvilluar në qendrën rinore “Arka” ishte i ftuar profesori i filozofisë Elvis Hoxha i cili e përqëndroi diskutimin rreth festivalit në përgjithësi dhe filmit në veçanti në një prizëm filozofik ndërsa shpreh kënaqësinë që ky festival në dallim nga të tjerët që filmin e trajtojnë në aspektin e plotë artistik, “Idromeno Indipendent” ka lindur si një festival eksperimental.
Në këtë takim merrte pjesë edhe drejtuesja e Arkivit Qëndror të Filmit e cila tregon për rolin që mund të marrë ky festival në të ardhmen por edhe kontributin e ndërsjelltë të festivalit me arkivin.
Festivali do të vijojë të shfaqë përsëri filmat që janë në garë ndërsa do të shoqërohen edhe me panelet e diskutimit.
©️ Marjo Gjini