Festivali i filmit “Idromeno Indipendent” vijoi përgjatë ditë së dytë të tij me shfaqjen e disa filmave në kinemanë e qytetit ndërsa pasditja ishte më e veçantë duke qenë se zhvillohej ora e kinoditarit.
Në kinoditarin e pasdites u shfaqën disa filma me metrazh të shkurtër që kishin të bënin më së shumti me pasqyrimin e jetës kulturore të Shkodrës e në mënyrë të veçantë me zhvillimin e karnavaleve të saj por jo vetëm, materiale të realizuara nga Arkivi Qëndror i Filmit. Shtëpia muze e Oso Kukës u bë vendi mikpritës i këtij evenimenti artistik në ditën e dytë të tij.
Dy ditët e para të festivalit të filmit kanë qenë të mjaftueshme për të dhënë një konkluzion mbi nivelin e filmave pjesëmarrës në të, jo vetëm filmave me metrazh të gjatë por edhe atyre me metrazh të shkurtër dhe për këtë një prej anëtarëve të jurisë shprehet i kënaqur me nivelin artistik të garuesve.
Festivali i filmit do të vijojë edhe përgjatë ditëve të mbetura të javës deri në fundin e saj ku do të mësohen edhe fituesit e edicionit të parë të tij.
©️ Marjo Gjini
