Dita e tretë e festës së luleve nisi me entuziazmin dhe gjallërinë e fëmijëve ndërsa pjesa e parë e kësaj ditë iu dedikua sërish më të vegjëlve por jo vetëm.
Disa prej performancave më të mira artistike të kopshteve dhe shkollave 9-vjeçare si edhe gjimnazeve ju paraqitën sërish të pranishmëve, jo të pakët në sheshin përpara bashkisë në qendër të qytetit ku në fund më të mirët u vlerësuan edhe me çertifikata nderimi.
Pjesë e ditës së tretë të festës ishte edhe panairi me punime artizanale që mori interesin dhe vëmendjen e kalimtarëve në zonën historike të qytetit ndërsa fundi i kësaj dite kishte rezervuar edhe koncertin e mbrëmjes me ritmet e grupit “The Doctrine”. 
Festa e luleve do ta përmbyllë maratonën e festimeve me mbrëmjen gala në skenën e madhe të teatrit “Migjeni” ku artistët shkodranë me famë botërore Inva Mula dhe Genc Tukiçi do të këndojnë së bashku në koncertin me titull “Për ty babë”.
©️ Marjo Gjini