Poetja me një karrierë mbi 35-vjeçare nga Peja, Zize Pepshi promovoi ditën e sotme në Shkodër dy nga librat e saj me poezi. Libri “Më janë përzier atdhetë” është një libër që flet më së shumti për vështirësitë e shqiptarëve të Kosovës të përjetuara gjatë viteve të luftës ndërsa i dyti “Edhe vdekja turpërohet nga dashnia” është një përjetim personal i cili shfaq më shumë gjendjen emocionale të poetes nën forcën e dashurisë që i mund të gjitha vështirësitë.
Pjesë e referantëve të pranishëm në këtë takim promovues ishte edhe një nga personalitetet shqiptare në Malin e Zi, Ali Daci, nënkryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare, pjesë e koalicionit qeverisës në shtetin fqinj ndërsa nuk heziton të thotë dy fjalë edhe për poeten Zize Pepshi.
Drejtuesi i shoqatës patriotike “Kosova për Sanxhakun”, Ismet Azizi shpreh kënaqësinë e madhe për takimin e sotëm dhe njëkohësisht dëshirën për të promovuar sa më shumë figurat shqipe kudo ku është e mundur.
Në fund të takimit poetes nga Kosova iu dha edhe një çertifikatë me titullin “Mirënjohje” nga shoqata atdhetare “Malësia”. Përveçse me poezi, Zize Pepshi njihet si një patriote e zjarrë dhe aktiviste në politikë ndërsa origjina e saj është nga Peja, ajo ka vite që jeton në Zvicër.
©️ Marjo Gjini