Festa e luleve mbylli ditën e saj të parë me koncertin e grupit të udhëhequr nga artisti Markelian Kapidani, “N’gen”. Përgjatë një minutazhi prej 75 minutash, të pranishmit patën mundësi të shijonin disa prej këngëve më të bukura shkodrane të sjellura në version dhe frymë moderne por edhe këngë të figurave të njohura botërore, të interpretuara live nga disa prej artistëve më në zë të qytetit.
Pjesë e shfaqjes në shesh përveç këngëve ishte natyrisht edhe humori që në Shkodër nuk mungon asnjëherë i ardhur pëmes moderimit simpatik nga trioja e aktorëve të rinj të teatrit “Migjeni” Fritz Selmani, Lusi Bregu dhe Aleksandër Prenga.
Koncerti i grupit “N’gen” u përcoll drejtpërdrejtë nga shikuesit shkodranë përmes RTSH Shkodra. Ndërkohë mbrëmja u mbyll me koncertin rock nga grupi i njohur kryeqytetas Urban Band që sollën atmosferë në sheshin përpara bashkisë duke mos e ndjerë shiun që binte papushim.
Festa e Luleve do të vijojë në Shkodër me të tjera aktivitete në ditët në vazhdim.
©️ Marjo Gjini