“Çdo fillesë në teatrin “Migjeni” fillon me bebat”, kjo fjali e thënë në fillim të vitit nga drejtuesja e institucionit më të rëndësishëm kulturor në Shkodër duket se ka përligjur interesimin e jashtëzakonshëm të fëmijëve në shfaqjen e teatrit të kukullave “Pufi dhe Gufi” edhe në ditën e sotme ku holli i teatrit ishte i mbushur plot me fëmijë dhe prindër të interesuar për të parë shfaqjen.
Dy nga aktorët pjesëmarrës Fritz Selmani dhe Gjovalin Kolaj tregojnë për suksesin që po korr shfaqja.
Megjithatë suksesi nuk mund të vijë pa kaluar nga sfidat dhe vështirësitë dhe ndoshta këtu mund të kërkohet edhe çelësi i suksesit.
Por pyetjes se çfarë do të ndodhë gjatë verës me këtë shfaqje dhe çfarë risish do të sjellë shtatori me nisjen e sezonit të ri kulturor për fëmijët, aktori Fritz Selmani shprehet për vazhdimësinë e shfaqjes edhe në muajt e verës dhe se në shtator do të mendohet për një premierë të re.
Shfaqja e kukullave “Pufi dhe Gufi” ka nisur që në muajin shkurt dhe do të vijojë sërish përgjatë fundjavave.
©️ Marjo Gjini
